Haziri: Gjilanasit dhanë shumë për lirinë e vendit
Gjilan – 16 vite më parë, me hyrjen e forcave të KFOR-it dhe largimin e atyre militare e paramilitare serbe, në Gjilan erdhën Ditët e Lirisë, të cilat po i jetojmë sot. Në kuadër të Ditëve të Lirisë së Gjilanit, më lejoni t’i kujtoj deri në përulje dëshmorët dhe martirët e Gjilanit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme, ndërsa ne ua kemi borxh përkujdesjen për familjet e tyre thotë Lutfi Haziri me rastin e ditës së çlirimit të Gjilanit.
Gjilanasit dhanë shumë për lirinë e vendit, prandaj në këtë përvjetor të 16-të, duhen theksuar objektivat tona institucionale për ta zhvilluar ekonominë dhe të gjithë sektorët e rëndësishëm të Komunës sonë, për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve tanë është shprehur Lutfi Haziri.
Ndryshe të hënën Kuvendi Komunal pritet të mbajë një seancë solemne dhe në përmbyllje të aktiviteteve tre ditore pritet të ndahen edhe mirënjohje për më të dalluarit në disa fusha e sektor./rajonipress/


