UBT

Haziri: Gjendja nuk është alarmante, nuk ka vend për panik nga reshjet e shiut

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Drejtori për Shërbime Publike, Sokol Haziri, gjatë vizitës në terren me drejtorin e Mbrojtje dhe Shpëtimit, Halit Rexhepi dhe me bashkëpunëtor të tjerë ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se gjendja nuk është alarmante. Pikat e ndjeshme në qytet dhe fshatra ne i kemi vizituar dhe për momentin gjendja është në kufijtë e normalitetit.

Me këtë rast drejtori Sokol Haziri, ka thënë se gatishmëria e Komunës së Gjilanit është në nivel përmes drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorisë së Shërbimeve Publike, ndërsa rastet e raportuara janë kryesisht për përfshirje të disa oborreve nga uji dhe kryesisht sasi më e madhe e ujit në disa pika të ndjeshme në qytet.

GRANDEMALL

“Gjatë gjithë natës së mbrëmshme ne ishim në terren përmes kompanive të cilat kanë dalë në ndihëm dhe përmes zjarrfikësve. Gjendja nuk është alarmante, por ka rreth 26 kërkesa individuale nga ana e qytetarëve për të asistuar Komuna kryesisht për largim të ujit nga oborre të ndryshme ku janë përfshirë nga uji si në fshatin Lladovë dhe në Livoç të Poshtëm. Një intervenim e kishim te çerdhja e fëmijëve në lagjen “Dardania”. Pikat më të ndjeshme në qytet janë lumi “Mirusha” dhe lumi “Baja”. Nuk ka ndonjë rrezik për qytetarët e Gjilanit. Kemi krijuar ekipet emergjente dhe jemi në bashkëveprim të mirë me drejtorinë e Mbrojtje Shpëtimit. Gjendja e rrjetit të ujërave nëntokësore është në një gjendje tepër të rëndë, kjo është e trashëguar dhe problemet kryesisht vijnë për këto shkaqe. Edhe në ditët në vijim do të jemi në gjendje gatishmërie”, ka thënë drejtori Sokol Haziri.

Ndryshe, problemi kryesor mbetet ende mos kujdesi i qytetarëve ku nuk bëjnë sa duhet që ta ruajnë ambientin dhe kështu hedhin mbeturina kryesisht nëpër lumenj, apo edhe në vende që nuk janë të dedikuara për këtë qëllim dhe në rastin e parë të reshjeve kryesisht vërehet një sasi më e madhe e ujit dhe normalisht pastaj preken edhe ekonomia private./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.