Uji Dea

Haziri: Gjaku i Pajazit Ahmetit e Alban Ajetit bën dritë mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe tek bustet e dëshmorëve Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, të cilët janë dëshmorët e parë të Betejës së lavdishme të Zhegocit.

“21 vjetori i kryengritjes së madhe për çlirim dhe liri të Kosovës, këtë vit na ka zënë me përballjen e madhe të virusit Covid-19. Është përvjetori i rënies së dëshmorëve të pare, Pajazit Ahmetit dhe Alban Ajetit, të cilët do t’i kujtojmë gjithmonë sepse ata janë dy shpirtra të bardhë që bëjnë dritë mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky gjak i derdhur i tyre shënon kthesën e madhe të kryengritjes në Anamoravë. Lufta e Zhegovcit, çlirimtarët në Zhegoc dhe në malësinë e Gollakut më vonë dhe në gjithë zonën kufitare të Republikës sonë, ata arritën ta ujitin me gjakun e tyre”, ka thënë pas homazheve.

“Sot si gjithmonë, e ne veçanti këtë vit, ne i kujtojmë këta dy dëshmorë dhe të gjithë dëshmorët e tjerë të Zonës së Karadakut, luftëtarët e UCK-së, të gjallët, veteranët e luftës, invalidët, familjarët e tyre që janë këtu dhe do t’u qëndrojmë afër, sepse e kemi për borxh. Ata dhanë më të shtrenjtit, më të çmuarit, prej zemrës së tyre që Kosovës i dhanë dritë dhe liri. Lavdi e përjetshme Pajës e Albanit, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe një falënderim deri në gjunjëzim për të gjithë luftëtarët e lirisë që me kontribut dhe sakrificë luftuan për këtë ditë të bardhë të sotshme”, ka thënë ai.

FITORJA

Kurse, në fjalën e tij, babai i dëshmorit Alban Ajeti, Shyqeriu, ka thënë se sot po përkujtojmë dëshmorët e Zonës së Karadakut të cilët kanë ra në luftën për liri e me këtë rast kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri.

Ndërsa, bashkëshortja e Pajazit Ahmetit, Fatmja, ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndë, por edhe krenari njëkohësisht.

“Një falënderim i madh për kryetarin Haziri, i cili vazhdimisht na ka mbështetur dhe ka qenë në krah me ne në të gjitha aktivitetet dhe nderimet për dëshmorët”, ka thënë ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.