Haziri: Gjaku i martirëve të Llashticës, është gjaku i lirisë

Gjilan – Fshati Llashticë i Gjilanit ka përkujtuar sot 26 martirët e vrarë nga forcat serbe 20 vite më parë, në mesin e të cilëve edhe foshnjën 3 javëshe.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, pasi ka bërë homazhe tek varret e të rënëve, ka thënë se gjaku i martirëve të Llashticës, është gjaku i lirisë.

“Prilli shënon dhimbjen më të madhe të masakrës së Llashticës, e që është Reçaku i Anamoravës. Në këtë masakër nuk u kursye askush, as Luli 11 vjeç. Përmes Llashticës, ne kujtojmë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit. Gjaku i tyre është gjaku i lirisë, por gjaku që bënë dritë e që nuk shuhet kurrë është gjaku i fëmijëve. Pafuqinë që të luftojnë me ata që kanë qenë në front, ata u hakmorën në fëmijë, pleq e plaka. Sot ne e kujtojmë me gjunjëzim dhe lus familjet që të bëhen të fortë”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit ka thënë se ndihet krenar me projektet që i ka realizuar Komuna në këtë fshat në pesë vitet e fundit, duke shtuar se tashmë janë në prag të fillimit të ndërtimit të ambulantes atje dhe me këtë përfundojnë investimet e mëdha.

Në këtë tubim janë lexuar poezi të përgatitura nga nxënësit e shkollës “Esat Berisha”, me tematikë patriotike dhe në kujtim të të rënëve. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).