UBT

Haziri: Ftesa e Isa Mustafës për mua është ftesë për ta fituar Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan i cili në takimin e fundit që pati me Isa Mustafën në Gjilan, ku edhe mori mbështetje nga rinia e Gjilanit dhe vet lideri Mustafa për ta udhëhequr Gjilanin tha për rajonipress se është i përkushtuar që ta respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të votuesve të LDK-së për një Gjilan më të mirë.

Lutfi Haziri tashmë i ka hequr të gjitha dilemat dhe ka ndërmend që të kandidojë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Haziri këtë motiv e ka mbështetur edhe nga përkrahja e të rinjve gjilanas të cilët në takimin e fundit ku mori pjesë edhe Isa Mustafa kërkuan që Lutfi Haziri të kandidojë për kryetar të Gjilanit.

Haziri i kontaktuar nga rajonipress përmes telefonit ka shpalosur edhe motivin edhe qëllimin e tij për të qenë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme. Haziri i cili ndodhet në Washington për vizitë zyrtare dhe më pas edhe në Bruksel tha se është motivuar nga kërkesa e të rinjve gjilanas për t`i hyrë garës për ta fituar Gjilanin.

Mobi Casa

Haziri ka përfolur diskutimin e Isa Mustafës para të rinjve të LDK-së në Gjilan se “nëse ju të rinjtë dhe anëtarësia e LDK-së dhe qytetarët e kërkojnë Lutën për kryetar të Gjilanit ne jemi të gatshëm ta kandidojmë Lutën si përfaqësuesin tonë më të mirë në Kuvend”.

Haziri thotë se është i përkushtuar që ta respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të votuesve të LDK-së për një Gjilan më të mirë, me vizion e qëllim zhvillimor. “Kriza e borxhit publik që e ka fut kjo qeverisje e keqe e Gjilanit është e keqja më e vogël se kriza morale e politike për qytetin tonë. Gjendje depresive në pamundësi zhvillimore” ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit borxhi prej 3.3 milion eurove joligjore, përjashtimi i Gjilanit nga rruga e kombit, rritja e qirasë komunale dhe gati falimentimi i biznesit të vogël e familjar e deri tek ndërhyrja në rrogat e arsimtarëve e shërbyesve civil pa të drejtë, janë një motiv shtesë që të bëhet pjesë e së mirës për ta ndryshuar këtë gjendje të katandisur në të cilën ndodhet Gjilani . “Nga këto dukuri shqetësuese dhe që janë elemente e prova për çdo hetim, Gjilani ka nevojë për ndryshim dhe koha po vjen. LDK-ja në Gjilan është emblemë që do të adresojë zgjidhje konkrete e me afate kohore që garanton daljen nga kjo gjendje. Unë realisht ftesën e Isa Mustafës për kandidaturën time e marrë si ftesë për mua që ta fiton Gjilanin” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.