FITORJA

Haziri: Forumi i Gruas së Gjilanit është promotor i proceseve dhe masivizimit të LDK’së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Konventën madhështore të organizuar të shtunën nga Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nënkryetari i LDK’së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky mekanizëm në vitet e fundit është bërë promotor i proceseve dhe masivizimit të partisë.

“Këto katër vite kanë dëshmuar se Forumi i Gruas është promotor i proceseve dhe masovizimit të LDK’së, përfaqësuese politike në institucione, vendimmarrëse, përfaqësuese të denja dhe me këtë rast i falënderoj dy herë, karshi burrave dhe të rinjve. Nënat e bashkëshortet tona janë bartëset kryesore të familjes. Lidhja jonë është bazuar në familje, pra tek roli i grave, i femrës si shtyllë në familje për stabilitet”, ka thënë Haziri.
Se sa e respekton gruan LDK, i pari i Degës dhe i Komunës, pohoi se tregon fakti që është marrë vendimi për vendosjen e Monumentit të Heroinës në Gjilan, që e mban emrin e dëshmores, Hanëmshahe Abdullahu (Nushi).

Kryetari Haziri ka thënë, po ashtu, se tashmë janë përfunduar zgjedhjet brenda partisë nëpër nëndegë, që kanë kulmuar me Konventën e Rinisë dhe atë të Gruas, derisa kanë mbetur vetëm edhe tri nëndegë për ta përfunduar procesin.

Ai ka njoftuar se këtë proces zgjedhor e karakterizon fakti që afro 50 për qind të të zgjedhurve në nëndegë janë emra e personalitete të reja në strukturë, me pjesëmarrje të mbi 6 mijë njerëzve, përderisa janë zgjedhur 980 aktivistë e veprimtarë.

FITORJA

Ndërsa, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se ndihet krenare dhe e privilegjuar që ky mekanizëm është dëshmi e Lidhjes së madhe të LDK’së dhe fitoreve të njëpasnjëshme në Gjilan.
“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, u bë e mundur që gratë në Komunën e Gjilanit ta kenë vendin e merituar në vendimmarrje. Për këtë, merita më e madhe i shkon kryetarit Lutfi Haziri. LDK është lidhje e besës dhe e shpresës së madhe ku ka vend për të gjithë, sidomos për zonjat dhe zonjushat ”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Këtë Konventë e kanë përshëndetur edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së në nivel qendror, Lirije Kajtazi, ish-ministri Fatmir Rexhepi dhe deputeti Imet Rrahmani.

Përndryshe, kreu i LDK’së në Gjilan ka thënë se zgjedhjet janë përcjellë me solemnitet dhe unitet për të dëshmuar bastionin e Rugovizmit, duke shtuar se në korrik pritet të mbahet Kuvendi i madh i Degës i cili ka 103 delegatë, ku pritet zgjedhja e kryetarit, kryesisë dhe e 29 delegatëve për Kuvendin Qendror./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.