FITORJA

Haziri formon Komision për menaxhimin e thatësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e parë e Bordit e drejtorëve, të cilët janë emëruar në pozitat përkatëse të shtunën.

Drejtorët e emëruar e njoftuan kryetarin Haziri për pranim-dorëzimin e rregullt të detyrave nga ushtruesit e deritanishëm të detyrave të drejtorëve, ndërsa theksuan se janë duke u marrë me riorganizimin e këtyre sektorëve për t’u zhvilluar puna në mënyrën sa më të mirë.

Kryetari Haziri me këtë rast e bëri publike se ka marrë vendim për formimin e një komisioni për përballimin e situatës emergjente të thatësisë nga të gjitha nivelet e Komunës.

UBT

Komisioni formohet me këtë përbërje: Rexhep Kadriu – kryetar i komisionit
Halit Rexhepi – nënkryetar i komisionit
Fadil Kajtazi – zyrtar për vlerësimin e rrezikut në DMSH
Ahmet Daku – inspektor për fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera në DMSH
Mumin Morina – drejtor teknik në kompaninë për menaxhimin e ujërave në “Hidromorava”
Drita Kajtazi – Drejtoria e Shërbimeve Publike
Sadri Sylejmani – Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari
Bilall Dauti – Drejtoria e Inspeksionit
Feriz Abazi – toger në Policinë e Kosovës

Vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L04, e në zbatimin e Planit për Vlerësimin e Rrezikut në Komunën e Gjilanit që bazën juridike e ka në Nenin 38, pika G, të Statutit të Komunës se Gjilanit.

Poashtu, kryetari Lutfi Haziri ka pasur takime të vazhdueshme gjatë javës që shkoi me Ministrinë e Ambientit për të ndihmuar në gjetjen e burimeve alternative të ujit të pijshëm në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.