Mobi Casa

Haziri: “Fluidi” me kompanitë përcjellëse kanë ndërtuar “perandori” të prodhimit në Kosovë dhe rajon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të vizitave në bizneset prodhuese, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot prodhuesin gjigantin e pijeve dhe vajit, “Fluidi”, përkatësisht “Floil”, ku është pritur nga drejtori gjeneral, Fejzulla Mustafa.

Haziri tha se “Fluidi” me kompanitë përcjellëse kanë ndërtuar ‘perandori’ të prodhimit në Kosovë dhe rajon, duke qenë gjeneruesit më të mëdhenj të vendeve të punës.

Mobi Casa

“Ky është prodhuesi më i madh edhe përtej kufijve të Kosovës, me prodhim të pijeve joalkoolike dhe produkteve të tjera të lëngjeve e deri te sektori i vajit ushqimor. Kjo kompani, krahas prodhimit dhe punësimit më të madh në Gjilan, është edhe investitori më i madh dhe lus të gjithë qytetarët që bashkërisht ta forcojmë zinxhirin e konsumit, blerjes dhe qarkullimit e rritjes së përbashkët të zhvillimit të sektorit privat në vendin tonë”, ka thënë kryetari derisa ka qëndruar në fabrikën e “Fluidit”, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një komunikate për media.

Drejtori gjeneral i “Fluidit”, Fejzulla Mustafa, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe kujdesin e ofruar në vazhdimësi për këtë gjigant të prodhimit gjilanas./rajonipress/