Fundamenti

Haziri: Fillimi është i mirë, por ka ende nevojë të punohet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Natyrisht, ka nevojë ende të punohet, por është një fillim i mirë dhe një fillim i mbarë dhe besoj shumë që rezultati nuk do të mungoj, tha Lutfi Haziri gjatë vizitës që i bir shkollës fillore “Thimi Mitko”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe drejtori i Arsimit Nazmi Musa, kanë vizituar sot nxënësit dhe stafin e shkollës fillore “Thimi Mitko”, për t’i uruar për një vit të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë.

“Me këtë rast, në kuadër të vizitës në shkollën ku kam mësuar unë “Thimi Mitko,” dëshiroj t’i uroj gjithë nxënësit, stafit dhe prindërit, për një vit të mbarë, vit të marrjes së dijes, të shëndetshëm për të gjithë dhe falënderoj publikisht angazhimin e DKA dhe drejtori Nazmi Musa, që përfshin edhe këshilltarët komunal që merren me çështje të arsimit, për një angazhim gjatë gjithë verës në mënyrë që të fillojë sa më mbarë ky vit shkollor në Komunën tonë. Natyrisht, ka nevojë ende të punohet, por është një fillim i mirë dhe një fillim i mbarë dhe besoj shumë që rezultati nuk do të mungoj”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

ARKATANA

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka falënderuar kryetarin Haziri që po e mban premtimin duke i dhënë prioritet sektorit të arsimit.

“Sot e patëm vizitën me kryetarin, të cilin e falënderoj dhe i cili me jep më shumë përkrahje sepse jam i bindur në fjalën e tij që arsimi është prioritet dhe që nga sot dhe gjithëherë kjo po realizohet duke i dhënë prioritet këtij sektori shumë të rëndësishëm. Besoj se deri tani është mirë e organizuar puna nga aspekti i përgatitjes së shkollave, objekteve shkollore, shpërndarjen e librave, kuadrit mësimdhënës dhe gjithçka është në rregull”, tha drejtori Nazmi Musa.

Nga ana e saj, drejtoresha e shkollës fillore “Thimi Mitko”, Jyksele Gjinolli, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe stafin e tij për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme në mbarëvajtjen e procesit të arsimit në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.