Uji Dea

Haziri: Festa e Kurban Bajramit lartëson shpirtërisht besimtarët islamë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, për të uruar Festën e Kurban Bajramit.

“I urojmë të gjithë besimtarëve, këtu në Gjilan dhe gjithkund në Botë festën e Kurban Bajramit. Kjo festë lartëson shpirtërisht besimtarët islamë kudo në Botë duke forcuar vlerat e besimit në Zot, bashkon njerëzit në harmoni midis tyre, ngritë ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzore dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme”.

Mobi Casa

“Dëshirojmë që të ketë më shumë harmoni, bashkim dhe pajtime mes besimtarëve dhe shpresoj që të ketë më tepër solidaritet që të përballohen krizat sociale me të cilat mund të ballafaqohen familjet”, ka thënë, mes tjerash, Haziri, në takimin miqësor me kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani./rajonipress/