RCCOLA

Haziri: Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me COVID – 19

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – #Dita255. Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve të tyre. Gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për rezultat ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotw i Lutfi Hazirit

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.

Mobi Casa

Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim./rajonipress/