Hidromorava

Haziri falënderon qytetarët: Më keni bërë krenar me gatishmërinë tuaj për të ndihmuar njerëzit në nevojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit informon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë se deponimi i mjeteve financiare në kuadër të Mbrëmjes Humanitare, për familjet në nevojë, me moton “Pak nga ne, shumë për ata”, mund të bëhet në Bankën Kombëtare Tregtare .

Kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri, falënderon të gjithë qytetarët anë e mbanë botës shqiptare për gatishmërinë e treguar për ndihmën e treguar për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Haziri ka informuar të gjithë ata se premtimi dhe grumbullimi i mjeteve financiare po vazhdon ende dhe publiku do të informohet në ditët në vijim për shumat e grumbulluara për këtë Fond.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur dhe përqafuar thirrjen e Komunës së Gjilanit për të ndihmuar njerëzit që kanë problem kulmin mbi kokë. Me zotimin tuaj të treguar në natën e mbrëmjes humanitare për këtë qëllim, i cili po vazhdon ende, më keni bërë krenar sepse qëllimi ynë i përbashkët është krijimi i kushteve më të mira për qytetarët që kanë problem banimin dhe strehimin”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Komuna e Gjilanit po i bënë evidentimin e të gjitha zotimeve të qytetarëve.

Mobi Casa

Për detajet e deponimit të mjeteve financiare ju lutem shihni të dhënat e sakta më poshtë:

Këshilli Organizativ për mbrëmjen e humanitare Gjilan
Banka Kombëtare Tregtare Gjilan

Konto : 1960822233031110 EURO
1960822233032177 USD
1960822233034117 CHF

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.