FIDANISHTJA

Haziri falënderon GAP-in për raport real dhe të drejt të monitorimit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Instituti GAP, në bashkëpunim me organizatën INPO, ka organizuar sot debat në Gjilan me temën “Zbatimi i ligjeve nga komunat”.

Me këtë rast, Bekim Salihu, përfaqësues i GAP-it, ka bërë prezantimin e hulumtimit të kësaj organizate, i cili është realizuar në 31 komuna, për nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve, procesin e koordinimit në mes të nivelit qendror dhe lokal dhe problemet praktike.

Në monitorimin për Gjilanin, GAP vlerëson faktin se Gjilani është në fazën e hartimit të programeve komunale për mbrojtjen e ujërave, ka të evidentuar listën e bimëve, ka plan për efiçiencën e energjisë, sikurse që ka themeluar qendrën vullnetare për zjarrëfikje dhe shpëtim.

Sipas raportit, kjo Komunë ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal, ka sistemin e alarmimit në rast të rreziqeve, derisa thuhet se nuk ka inspektor të mjedisit, por ekzistojnë zyrtarët për ambient.

Mobi Casa

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ishte pjesëmarrës në këtë debat, e ka falënderuar organizatën GAP për monitorimin, duke e vlerësuar raportin si të drejt dhe real.
“Faleminderoj GAP-in për pasqyrim të drejt dhe real të monitorimit përmes këtij raporti. Natyrisht, ka nevojë për përmirësime të vogla, por kryesisht është raport i real, i cili na ndihmon shumë në përmirësimin e performancës. Ne mund te themi që si regjion i Anamoravës jemi krenarë për funksionalizim, koordinim dhe bashkëpunim ndërkomunal, pavarësisht dallimeve politike e etnike”, tha Haziri.

Ai shtoi se Komuna nuk ka kapacitete njerëzore t’i ushtroj detyrat me kompetencë sepse nuk lejohet punësim shtesë sipas nevojave.
“Është një problem esencial që Komuna nuk ka kapacitete njerëzore t’i ushtroj detyrat me kompetencë sepse nuk lejohet punësim shtesë sipas nevojave tona. Për shembull, ne nuk kemi inspektor të mjedisit, por kemi zyrtar për ambient, i cili duhet të të përkthehet edhe si inspektor në pamundësi për ta punësuar dikë tjetër. Pra, kemi të bëjmë me kapacitete të vogla”, shtoi Haziri.

“Kemi raste kur për një detyre klasike, që me ligj i takon ta kryej qeverisë, ndërkohë që kjo e fundit ia delegon Komunës për ta ushtruar. Këtu është problem sepse delegojnë detyra, por nuk delegojnë as buxhet, e as staf dhe ka edhe shumë problematika të tjera”, tha Haziri, gjatë fjalës së tij.

Përfaqësuesi i GAP-it, Bekim Salihu, theksoi se nga ky debat mund të nxjerret konkluzioni se është e domosdoshme që të kemi ligje të mira, për të pasur shërbime të mira. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.