FITORJA

Haziri falënderon FSK-në dhe organet tjera të sigurisë për angazhimin gjatë vitit 2017

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejt, ku është takuar me majorin Berat Shala dhe me ushtarakët e kësaj brigade në koktejin e organizuar për festat e fundvitit.

Ai ka falënderuar FSK-në për angazhimin dhe gatishmërinë e plotë në garantimin e sigurisë në çdo kohë, krahas edhe institucioneve të tjera të rendit dhe sigurisë për qytetarët në përgjithësi në këtë regjion të juglindjes së Kosovës.

FITORJA

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po vizitoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të festive të fundvitit. Ishte një vit i qetë në përgjithësi për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe më gjerë, të këtij regjioni. Falënderoj eprorët dhe ushtarakët e FSK-së, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për gatishmërinë e treguar për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të Gjilanit. Komuna e Gjilanit është e hapur dhe bashkëpunuese e vazhdueshme me FSK-në dhe të gjitha institucionet tjera të rendit dhe sigurisë, në interes të një jete më të mirë për publikun e gjerë pa dallime etnike e fetare”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri pas kësaj vizite./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.