UBT

Haziri falënderon donatorët për mbështetjen e Gjilanit në kohë pandemie

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Gjilani është falënderues i përhershëm dhe bashkëpunues me të gjithë donatorët që kanë dëshmuar angazhimin maksimal që nga sigurimi i kafshatës së bukës për sofrën e nevojtarëve e deri të kujdesi për shëndetin e të sëmurëve”.

Kështu ka thënë sot kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për menaxhimin e emergjencave.

Ai theksoi se Komuna është duke e menaxhuar aksionin humanitar përmes dy programeve, atë me Këshillin e Bashkësisë Islame, gjithashtu edhe programin tjetër të përbashkët me Rotary Club Gjilani.

FIDANISHTJA

“Këto dy programe të mbështetjes me pako ushqimore dhe higjienike janë duke u bërë me KBI-në në Gjilan dhe me Rotary Club Gjilani. Unë kam vendosur që donacionin me tabletë ta destinoj për fëmijët e me nevoja të veçanta dhe kjo është bërë me arsyen që fëmijët e kësaj kategorie të jenë të integruar online në mësimin në distancë dhe njëkohësisht edhe të jenë të barabartë me të gjithë fëmijët tjerë”, ka theksuar Haziri në konferencën me gazetarë.

Komuna e Gjilanit është falënderuese e vazhdueshme e donatorëve të shumtë që kanë drejtuar mjetet e tyre në drejtim të qytetarëve të Gjilanit, për të qenë afër nevojtarëve në të gjitha format, që nga materiali mbrojtës, pakot ushqimore, higjienike dhe pajisjeve teknologjike. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.