Eko Higjiena

Haziri: Faleminderit familjes së Flamur Bunjakut për përkrahjen kaq madhështore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Familja e bashkatdhetarit nga Zvicra, Flamur Bunjakut, përmes një organizimi të një ndeje madhështore me kryefamiljarët e qendrës së qytetit, i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatit të LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Punët e qeverisjes së Lutës janë më të mëdha se të të gjitha qeverive të pasluftës, thanë përfaqësuesit e familjes Bunjaku.

“Faleminderit shumë prej Fatmirit e Flamurit, axhës Sabri e tetës Rukije dhe krejt familjes Bunjaku për këtë mbrëmje madhështore, të cilët më nderuan me përkrahjen e fuqishme”, tha Haziri, për të shtuar se ai do të jetë kujdestar i buxhetit të qeverisë për projektin e Autostradës dhe hyrje-daljeve të qytetit.

UBT

“Mbi të gjitha, do të jem kujdestar i buxhetit për projektin e Autostradës dhe hyrje-daljeve të qytetit dhe nuk ka qeveri që mund t’i ndalë këto projekte. Në dy vitet e ardhshme Gjilani do të ketë pamje krejt tjetër. Nga këtu, i ftoj të gjithë gjilanasit, gra e burra që nesër të manifestojmë politikisht në mënyrë madhështore, në tubimin qendror në ora 16:00”, shtoi Luta.

Në këtë mbrëmje ka folur edhe Valentina Bunjaku Rexhepi, deputete e Kuvendit, e cila ka kërkuar që këto ditë sa kanë mbetur, ta mbështesin në mënyrë masive Lutën dhe listën e LDK’së në garën e 22 tetorit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.