United Hospital

Haziri: Fabrika e mishit “Calabria” storie e suksesit të privatizimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është inauguruar sot fabrika për përpunimin e mishit “Calabria” në Velkincë të Gjilanit, aktivitet ky në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Kryetari Lutfi Haziri, ka uruar pronarin e fabrikës për këtë sukses, ndërkaq ka kërkuar mobilizimin e fondeve shtesë në kodin e subvencioneve për bujqësinë, sepse tregu për shitjen e gjedhit në Gjilan, Kosovë dhe më gjerë tashmë është i sigurtë në fabrikën “Calabria”.

“Komuna e Gjilanit, krahas angazhimeve dhe mbështetjes që ka dhënë për fermerët në kultura të ndryshme bujqësore, do të shtoj subvencionet në sektorin e blegtorisë dhe kryesisht në rritjen e gjedhit sepse është i domosdoshëm ngase kërkesat janë shumë të mëdha. Fabrika për përpunimin e mishit “Calabria” është storie e suksesit të privatizimit. Kjo fabrikë është një shembull i mirë në Gjilan dhe është një pasqyrë se si të veprohet edhe me ndërmarrje të tjera”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej ka kërkuar nga qytetarët e vendit, që të konsumojnë prodhimet e mishit të prodhuara në Kosovë, ndërsa nga fermerët ka kërkuar angazhim për shtim të numrit të gjedhit.

Fundamenti

“Kërkojmë nga qytetarët e vendit që të konsumojnë sa më shumë produktet e fabrikës “Calabria”, sepse mishi i përpunuar këtu është i pastër, i kontrolluar dhe i monitoruar vazhdimisht. Gjithashtu, edhe planifikimet për të ardhmen në sektorin e bujqësisë tash e tutje do të jenë gjithnjë në favor të subvencionimit të bujkut. Ndërsa, në planifikimin e ardhshëm me shkollën e agro biznesit në Gjilan, do ta kemi parasysh përpunimin e mishit dhe drejtime të tjera përcjellëse”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Kurse Xhelal Selimi, pronar i fabrikës për përpunimin e produkteve të mishit, ka thënë se kjo është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë, pastaj angazhimin e vazhdueshëm për nevojat e tregut dhe gjithsesi edhe përqendrimin që prodhimi të jetë pjesë e fuqishme e ndërmarrjes “Calabria”.

Ai ka thënë se deri në këtë fazë investimi kalon shifrën 2.5 milion euro, derisa nevojat janë edhe më të mëdha, por bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë, me Komunën e Gjilanit, me donatorët si USAID dhe të tjerë, e bënë këtë angazhim më të lehtë.

Ndryshe në këtë fabrikë kapaciteti i plotë i prodhimit ditor është therja e mbi 700 krerë gjedhë dhe produktet e përpunuara janë; mishi i freskët, suxhuku, sallami, proshuta dhe produkte të tjera nga mishi i cilësisë së lartë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.