Uje Dea

Haziri është pritur miqësisht nga Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar dje Tiranën ku është pritur në mënyrë miqësore nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në takimet e ndara me z. Meta, z. Basha dhe z. Mediu është diskutuar për bashkëpunimin e mirë të Komunës së Gjilanit me institucionet e shtetit shqiptar.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetari i Lëvizjes Republikane, Fatmir Mediu, kanë falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke premtuar se bashkëpunimi në të mirë të dyja vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen në shumë fusha të rëndësishme si: arsim, kulturë, sport etj., për të shkëmbyer përvoja mes veti.

Uje Dea

Ndryshe, në nëntorin e kaluar kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar për herë të parë Gjilanin, ku është shpallur “Qytetar Nderi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.