ARKATANA

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi haziri ka mbikëqyrë sot punimet që po realizohen në lagjen “Dheu i Bardhë”, të cilat po realizohen në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve komunale.

Gjatë mbikëqyrjes së punimeve, kryetari Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërsa tha se do të vazhdohet me këtë dinamikë edhe në të ardhmen.

“Jam i kënaqur me cilësinë e punimeve në këtë lagje, por edhe në lagjet dhe fshatrat tjera gjithandej Komunës së Gjilanit. Do të vazhdojmë me dinamikë ndërtimin e rrugëve, trotuareve, kanalizimeve, ujësjellësit dhe ndriçimit publik. Gradualisht, po i realizojmë premtimet tona duke ua ndërtuar katërshën elementare të proklamuara gjatë fushatës. E kemi për obligim t’ju mundësojmë qytetarëve të jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Fundamenti

Ndërkohë, kryetari Haziri së bashku me banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” kanë prerë shiritin si simbolikë e përurimit të ndërtimit të rrugës “Agim Rashiti”, ku i pranishëm ka qenë edhe asambleisti Nevzad Rushiti.

Nga ana e tyre, banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” u shprehën të kënaqur me punët që po ua rregullon Komuna, duke falënderuar kryetarin Haziri për kujdesin e treguar në mënyrë permanente.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në qytet e fshatra, përfshirë rrugët, ujësjellësin, kanalizimin, trotuaret dhe ndriçimin publik, janë ndër prioritetet e qeverisjes Haziri që nga marrja e mandatit më 24 dhjetor, të cilat po realizohen suksesshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.