Uji Dea

Haziri: Enver Muji për tri dekada punoi për lirinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Haziri tha se Enveri ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyra dhe t’i ndaj me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët. Enveri është shquar për qetësinë dhe urtësinë e tij, por mbi të gjitha për bashkëpunim dhe për profesionalizimin e tij. Ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyre dhe t’i ndaj me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët tha Haziri.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeshefit të ekzekutivit të Komunës së Gjilanit z. Enver Muji.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, drejtorët komunal, këshilltarët komunal, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues nga Bashkësia Islame, familjarë e miq, bashkëpunëtorë të z. Muji.

FIDANISHTJA

Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se Enver Muji gati tri dekada ishte i lidhur ngushtë me angazhimin e lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, duke bartur detyra të rëndësishme, të përgjegjshme e shpeshherë të rrezikshme për kohën. “Dje ishte ditë e dhimbjes lajmi për ndarjen nga jeta të z. Enver Muji, i cili ishte njëri prej kolegëve tanë më të çmuar dhe për gati tri dekada ishte i lidhur ngushtë me angazhimin e lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, duke bartur detyra të rëndësishme, të përgjegjshme e shpeshherë të rrezikshme për kohën. Enveri ka qenë njëri prej themeluesve të arkës së shtetit, njëri prej bashkëthemeluesve të këshillit për vetëfinancim, e më vonë edhe si kryesh ekzekutiv, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale në Gjilan”, ka potencuar kryetari Haziri.

Kryetari Haziri tha se Enveri ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyra dhe t’i ndaj me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët. “Enveri është shquar për qetësinë dhe urtësinë e tij, por mbi të gjitha për bashkëpunim dhe për profesionalizimin e tij. Ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyre dhe t’i ndaj me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët. Enverin jeta e sfidoi në kohën kur i është dashur më së shumti vendit e familjes së tij. Ne do ta kujtojmë gjithmonë për të mirë Enverin, për përkushtimin e tij, do ta kujtojmë për thirrjen e tij që të punojmë në interes të përbashkët. Familje e dashur, ju lus ta shtoni durimin dhe të jeni krenarë për bashkëshortin, babain, nipin e familjarin tuaj dhe bashkëpunëtorin tonë z. Enver Mujin”, ka shtuar kryetari Haziri.

Në emër të familjes foli vajza e ish-kryeshefit Enver Muji, Jehona, e cila ka falënderuar Komunën e Gjilanit për respektin e treguar për nderë të jetës dhe veprës së babait të saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.