ARKATANA

Haziri emëron Sabedin Shahiqin kryesues të Bordit për Kulturë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas autorizimeve dhe dispozitave ligjore, ka emëruar sot zotin Sabedin Shahiqi, kryesues i Bordit për Kulturë.
Ndërkohë, para 3 muajve në bazë të nenit 13 të LVL-së dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari Komunës së Gjilanit ka nxjerrë vendimin për emërimin e Bordit udhëheqës për Kulturë në përbërje të shtatë anëtarëve.

Bordi udhëheqës i Njësisë për Kulturë ka këto detyra: Miraton rregulloren e funksionimit të tij, e cila propozohet nga udhëheqësi Njësisë për Kulturë; Përcakton prioritetet kulturore, në përputhje me politikën e Komunës për kulturën dhe artin; Miraton projektet kulturore, në përputhje me planin e punës të miratuar; Miraton kriteret dhe masën e shpërblimit të cilësisë së projekteve për çdo vepër që do të realizohet; Miraton paraqitjen apo pjesëmarrjen e institucionit në manifestime tjera kulturore; Ushtron edhe detyra tjera të cilat i caktohen nga udhëheqësi i Njësisë në pajtim me ligjin.

ARKATANA

Ndryshe, që nga marrja e detyrës më 24 dhjetor 2013, sektori i Kulturës ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së kryetarit Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.