FIDANISHTJA

Haziri emëron grupet për implementimin e projekteve milionëshe në Gjilan?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Çështje tejet të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit të drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, në të cilën kanë marrë pjesë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, sikurse edhe zyrat vartëse të kryetarit.

Kreu i Gjilanit ka theksuar se shuma e investimeve në këtë Komunë për këtë vit për herë të parë tejkalon shumën e buxhetit komunal, duke përmendur projektin për trajtimin e ujëravë të zeza, investime nga qeveria e Austrisë dhe ajo e Kosovës, projekti për rrjet të ujësjellësit me financim të qeverisë së Zvicrës, projekti për renovimin e stadiumit të qytetit, ndërtimin e palestrës së sporteve në Zhegër me investime nga qeveria gjermane, atë të efiçiencës së energjisë elektrike, ku përfshihet renovimi i të gjitha objektet publike, renovimi i teatrit të qytetit, Sahat Kullës, vazhdimi i implementimit të banimit social, ku do të ndërtohen edhe shtatë shtëpia të reja për familjet në nevojë etj.

Poashtu, në takimin e sotëm është bërë e ditur se së shpejti do të dalë në ankand publik rregullimi i “Tregut të Gjelbër”, sikur që edhe gjatë javës do të nisin procedurat e projektit për ndërtimin e rrugës me katër korsi (hyrje-dalje) Gjilan-Ferizaj.

ARKATANA

Bordi ka konfirmuar se Gjilani ka nisur procedurat për subvencionimin e mjedrës, që është hera e parë në Gjilan, ndërkaq, që nga ana tjetër, pritet të nis së projekti i varrezave të reja.

Komuna e Gjilanit tashmë e ka të gatshëm edhe projektin për menaxhimin e mbeturinave, i cili do të nis së implementuari gjatë javës, përderisa është e përgatitur për menaxhimin e vërshimeve eventuale si pasojë e shkrirjes së borës.

Haziri ka emëruar grupet për implementimin e këtyre projekteve milionëshe, i cili i vlerësoi si më të rëndësishmet që nga paslutfa, duke ua përmirësuar kualitetin e jetesës qytetarëve të Gjilanit thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.