Mobi Casa

Haziri: Edi Rama e do Rugovën vetëm të vdekur

/ 2 minuta lexim

Nuk e përmendi Ibrahim Rugovën kur mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës. Por, Edi Rama respektin për presidentin e ndjerë tha se e bëri kur vizitoi varrin e tij. Për deputetin e hatruar të LDK-së Lutfi Hazirin, që deshifroi veprimin e kryeministrit shqiptar, ky nuk është nder. “Fatkeqësisht Edi Rama si kryeministër hyri në radhën e njerëzve që besojnë se Ibrahim Rugova është i mirë vetëm si i vdekur”, theksoi Haziri.

Duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës, Haziri tha se Rama dështoi të fitojë simpatitë e kosovarëve në rastin e tij të parë që pati, pasi u bë i pari i qeverisë.

“Pse e duan shqiptarët e Kosovës Sali Berishën më shumë se të tjerët, është çështje që ata në Shqipëri duhet ta pyesin veten. Por larg Berishës nuk është as Pandeli Majko”, konstatoi ai.

Deputeti kosovar tha se Rama anashkaloi me qëllim emrin e figurës, të cilën, siç po pretendon LDK-ja, nuk e anashkaloi asnjë burrështetas botëror.

UBT

Madje Haziri porositi Ramën ta mbajë mend ditën kur gaboi.

“Vendimi i tij që të hynë në radhën e atyre që duan Ibrahim Rugovën si të vdekur është vendim i të premtes së keqe për të”, deklaroi më tutje anëtari i kryesisë i LDK-së.

Haziri tha se bojkoti i LDK-së nuk ka qenë i koordinuar me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Por sipas tij Rama dëshmoi se në Kosovë nuk e ka partner partinë e Ibrahim Rugovës.

“Ata janë të majtë, partnerët e vet i kanë zgjedh në Kosovë. Ai ka kallu qartë se me kë do me punu në Kosovë. Pra jo me të djathtit”, përfundoi ai. /Telegrafi/