Mobi Casa

Haziri: Edhe 9 raste të reja pozitive në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – #Dita115. U informuam nga IKSHP për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. Katër prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin korona ka shkruar Lutfi Haziri.

Fundamenti

“Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve. Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën” ka thënë Haziri./rajonipress/