UBT

Haziri e Taravari diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit Gjilan – Gostivar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim pune kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel komunal përmes programeve e projekteve të përbashkëta ndërkomunale në të mirë të qytetarëve të dy Komunave.

Kryetari Haziri ka thënë se “Takimi i sotëm ka qenë në kuadër të ofrimit të bashkëpunimit mes dy komunave, sepse kemi shumçka të përbashkët. Komuniteti ynë i dy komunave, kultura, sjellja etj janë si dy pika uji. Dëshiroj që bashkëpunimi Gjilan – Gostivar të thellohet edhe më shumë dhe pse jo që të kemi bashkëpunim të pushtetit lokal edhe jashtë regjionit tonë, duke e ndihmuar njëri – tjetrin për përfaqësim sa më të mirë”, ka thënë kryetari Haziri.

GRANDEMALL

Kurse nga ana e tij kryetari Taravari, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që të jetë në Gjilan te kryetari Haziri, që siç ka thënë ai mund të mësoj shumë gjëra nga një kryetar i cili në nivelin lokal tashmë ka përvojë për mandatin e katërt në krye të Gjilanit.
“Ne si Komunë së bashku me Gjilanin mund të bëjmë implementimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale. Raportet tona do të vazhdojnë të thellohen dhe të jenë edhe më me intensitet, përmes ideve, projekteve dhe bashkëpunimit ndërkomunal e ndërshtetëror”, ka thënë mes tjerash kryetari i Gostivarit Taravari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.