ARKATANA

Haziri e sfidon Kurtin për akuzat ndaj opozitës: Pse s’po shkojmë bashkë në takim me Escobarin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti dëshiron që të ketë koalicion me opozitën sa i përket dialogut me Serbinë, atëherë ai është dashur që të ftojë takime të përbashkëta me të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Haziri, duke thënë se qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke dhe arritja e marrëveshjes finale, thotë se qëllimi i partive është fitorja në bisedime, por shton se Kurti nuk mund të llogarisë se partitë opozitare vetëm të pohojnë gjithçka që ai thotë.

“Ne jemi të interesuar të fitojmë. Në politikën e brendshme hyjnë ekonomia, drejtësia dhe gjithçka tjetër”, tha Haziri.

Uji Dea

“Ky është format i bisedimeve. Pse Kurti nuk ka krijuar format të bisedimeve ku ai dhe liderët e opozitës paraqiten bashkë te Escobari në të njëjtin takim me të njëjtat qëndrime. Nuk mund tash të kërkosh nga ne që kur të ftohemi nga partnerët tonë strategjikë që në tavolinë të thoni “thuani ju cka them une” ne themi atë që mendojmë ne. Si LDK kemi qëndrim se Kurti është kryeministër i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës nuk mund të anashkalohet në diskutime. Dhe ajo nuk ka opsion në asnjë lloj zbatimi të marrëveshjes dhe dokumenteve që janë dalë si pjellë e marrëveshjeve të Brukselit. Edhe brenda edhe jashtë. Edhe në raport me emisarët. Kosova ka bërë 11 emisarë tani. Në Vjenë kemi pasur 5”, shtoi ai.

Haziri shtoi se ambasadat e huaja po organizojnë më shumë tryeza diskutimi për dialogun se sa Qeveria. Ai po ashtu tha se draft-statuti i Fondacionit Friedrich Ebert për Asociacionin ka defekte që e bëjnë funksionimin e shtetit shumë të vështirë.

“Tani duhet, nëse kryeministri don një siguri dhe mbështetje përveç asaj në Kuvend dhe asaj që i kemi dhënë dialogut, nuk jemi patericë e VV-së që të na dirigjojë. Nëse Kurti do një format që ne kemi qenë të gatshëm të implementojmë dhe kemi biseduar dhe kurrë nuk e kemi realizuar. Ambasadat norvegjeze dhe zvicerane organizojnë më shumë tryeza diskutimi për dialogun se sa qeveria dhe gjithkush tjetër. Nëse nuk e bën qeveria e bën dikush tjetër. Sikur FES-i që bëri statutin për Asociacionin. Aty janë bërë interpretime që shkaktojnë defekte serioze në funksionimin e shtetit”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.