Eko Higjiena

Haziri e Minxhozi qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti, e cila në tragjedinë e Shqipërisë humbi tre anëtarë.

Me këtë rast, kryetari Haziri dhe ambasadori Minxhozi janë shprehur se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo, ndërkohë që kanë kërkuar nga organet e shtetit shqiptar zbardhjen e rastit.

Hidromorava

“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.