FIDANISHTJA

Haziri e Matoshi konfirmojnë se më 28 nëntor do të përfundohet shtrati i lumit Mirusha

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e pjesës së epërme të shtratit të lumit Mirusha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, kanë konfirmuar se më 28 nëntor do ta ketë fundit ky projekt.

“Problemit më të madh për 55 mijë banorë që jetojnë përreth lumit Mirusha, po i vije fundi. Tregimi i madh për Mirushën po mbyllet për cka e falënderoj ministrin Matoshi për mbështetjen. Në të njëjtën kohë, po punojmë në ndërtimin e shtratit dhe platosë prej 3.5 kilometrash. Mbi të gjitha, krijohet hapësirë për qytetarët Shpresojmë që më 28 nëntor do t’i japim fund këtij projekti”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

FITORJA

“Në po punojmë që në kuadër të projektit, ta integrojmë edhe kampusin e shkollave të mesme, tregut të gjelbër dhe stadiumit. Këto projekte përfundimisht i japin pamjen urbane të qytetit dhe i zgjidhin të gjitha problemet e trashëguara.”, tha Haziri.
Ministri i Mjedisit, Fatmur Matoshim, tha se meritore për këtë intensitet të punimeve është Komuna e Gjilanit dhe kompania kontraktuese.

“Kemi filluar që nga gushti i viit të kaluar që të punojmë në këtë projekt intensivisht dhe për këtë është meritore Komuna e Gjilanit që po e mbikëqyrë dhe kompania kontraktuese. Është një përkushtim i Ministrisë së Mjedisit që të vazhdojë ta mbështesë me mjete financiare këtë projekt deri në përfundim. E mira është që kanalizimet janë të vendosura anash dhe shtrati shërben vetëm për ujërat atmosferike”, është shprehur Matoshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.