Haziri e Kosumi flasin për ndërtimin e kampusit universitar
Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku është pritur nga rektori, Bajram Kosumi.
Haziri i ka uruar rektorit Kosumi për marrjen e pozitës, ndërkaq i konfirmuar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit.
Përveç tjerash, në takimin mes kryetarit Haziri dhe rektorit Kosumi, është diskutuar edhe për ndërtimin e kampusit universitar dhe kjo pritet të bëhet në koordinim edhe me ministrat Bajrami e Demolli.
Nga ana e tij, rektori i UPGJ “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve./rajonipress/


