FITORJA

Haziri e Kosnett inaugurojnë Qendrën për Karrierë dhe Ndërmarrësi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, kanë inauguruar Qendrën për Karrierë dhe Ndërmarrësi në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilën do të shfrytëzojnë nxënësit e disa shkollave të Gjilanit.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ambasadorin Kosnett dhe popullin amerikan për mbështetjen në këtë dhe projekte të shumta për Gjilanin.

Ai theksoi se përmes këtij projekti, nxënësit e kësaj komune do të jeni ardhmja e sigurtë e Gjilanit.

“Qeveria amerikane është mbështetësi më i madh, më afatgjatë dhe më i qëndrueshëm për komunitetin në Gjilan. Në vitin e ardhshëm Gjilani shënon partneritetin 20-vjeçar me USAID dhe ky program është pjesë e saj. USAID për këto vite e ka mbështetur Gjilanin në disa programe, në infrastrukturë, arsim, bujqësi, transparencë e llogaridhënie. Me këto projekte, po krijohet ambient i qëndrueshëm për të gjithë njerëzit e Gjilanit pa dallim etnik, politik apo religjioz. Ky qytet po përfiton nga ndihma dhe taksa e popullit amerikan dhe për këtë shprehim falënderim të madh”, tha Haziri.

Eco Higjiena

Kurse, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka falënderuar kryetarin Haziri për fjalët e këndshme lidhur me mbështetjen dhe bashkëpunimin që e kanë pasur ndërmjet vete.

“Askush nuk duhet të dyshojë për përkushtimin që populli amerikan e ka për mirëmbajtjen e Kosovës dhe ky përkushtim do të jetë edhe më i thellë. Sot pata mundësi që ta vizitojë Gjilanin dhe t’i shohë të gjitha ato projekte që janë realizuar përmes qeverisë amerikane, si në arsim, ndihmën ligjore falas, apo projekte që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Këto projekte tregojnë se partneriteti mes SHBA-ve dhe Kosovës është shumë i thellë, por ajo që më la mbresa ishte që qytetarët e Gjilanit po e shfrytëzojnë këtë mbështetje për të mirë”, tha ambasadori amerikan.

“Sot jemi në këtë hapësirë krijuese, e cila është paksa koncept i ri dhe iu ofron të rinjve të gjitha veglat për ta demonstruar kreativitetin e tyre përmes teknologjisë apo shkencës. Shpikësi amerikan, Tomas Edison, ka thënë se ‘kreativiteti ka të bëjë me 1 për qind inspirim dhe 99 për qind këmbëngulje’. Prandaj, e di që me punë të mundimshme dhe me kreativitet, do ta çojmë Kosovën drejtë një të ardhme të ndritur dhe e ardhmja fillon këtu”, ka deklaruar Kosnett.

Përndryshe, gjatë ditës, kryetari Haziri e zhvilluar një takim me ambasadorin Kosnett në zyrën e tij, e kanë inauguruar projektin e kamerave në Policinë Regjionale, për të vazhduar në drekë pune. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.