UBT

Haziri: E keqja e madhe është që Alban Hyseni po i trajton projektet e Gjilanit si të huajat, po mundohet të mbijetojë në kënetë!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me konferencat e rregullta, ku kryetari z. Lutfi Haziri, ka paraqitur shqetësimet dhe problemet me projektet lokale, regjionale e nacionale. Po ballafaqohemi me punime të ngadalshme, të vonuara dhe me shumë probleme në rrugët magjistrale, projekte këto për të cilat ne si LDK i kemi punuar shumë për mobilizim financiar ka thënë Lutfi Haziri.

“Përveç vonesave e problemeve teknike, ne kemi parë edhe devijim të projekteve në rrugën Gjilan – Livoç të Ulët – Kllokot, e cila nuk po ndërtohet sipas projektit. Rruga hyrëse e dalëse Gjilan – Prishtinë nuk ka filluar fare, ndërkaq ajo Gjilan – Kamenicë, ka probleme serioze. Ku mbeti vazhdimi i rrugës Gjilan – Kumanovë?!
LDK i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e ndëshkojë kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën sepse nuk ka buxhetuar asgjë për Autostradën. Një lot i punimeve vazhdon të jetë i bllokuar, ndërkaq shqetësuese është tendenca e largimit të të gjithë operatorëve nga punimet. Për Stadiumin e qytetit kjo qeverisje lokale ia ka humbur 840 mijë euro dhe nuk ka arritur as ta vazhdojë ndërtimin e këtij projekti”, tha Haziri.

UBT

“Për projektin e impiantit, që ne si qeverisje e LDK-së e kemi sjell me mund të madh, qeverisja e VV-së e ka programuar financiarisht për vitin 2028, përderisa do të duhej të përfundojë brenda 18 muajve. Me programe të vogla, jozhvillimore, destimulative dhe pa angazhim, Komuna që udhëhiqet nga VV po vazhdon t‘i shpenzojë ditët e mandatit të saj, duke mos krijuar ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik dhe atraktimin e investitorëve. Po e ripërsërisim, problemi në Gjilan është me ekzekutivin. Gjilani është pa kryetar, funksionon me bedel që i kryen shërbime disa ministrave e zëvendësministrave. Më shumë se në Shtime dhe në Podujevë nuk mund të mbërrijë politikisht, duke mos pasur kurrfarë ndikimi dhe është mbyllur në një qark politik. E keqja e madhe është që z. Hyseni po i trajton projektet e Gjilanit, të cilat i kemi sjell ne, si të huajat, duke u munduar të mbijetojë në kënetë. LDK, si partia më e madhe që ka dalë në zgjedhjet e fundit, po funksionon në korniza të kulturës sonë politike, duke ofruar vlera, bashkëpunim dhe gjithçka që është në interes të zhvillimit të komunës sonë”, u shpreh Haziri./rajonipress/