Uji Dea

Haziri: E kemi obligim të vazhdojmë rrugën për ndërtimin e shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në një vizitë në familjen e Muhamet Ibrahimit, në nderim të sakrificës së tij, i cili para 15 vjetëve u vra nga forcat paramilitare serbe në hyrje të fshatit Malishevë.

Haziri tha me këtë rast se sakrifica e Muhametit dhe gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit, ka bërë që Kosova fillimisht të gëzoj lirinë e më pas të kurorëzohet me pavarësinë e Kosovës.

Mobi Casa

Kreu i Gjilanit rikonfirmoi se Komuna do të kujdeset për familjet e martirëve e dëshmorëve dhe në këtë mënyrë ata që dhanë gjënë më të shtrenjtë do të pushojnë të qetë.

“Sakrifica e bashkëvendësve tanë që vunë themelet e lirisë së vendit është obligim yni i përhershëm që të vazhdojmë ta çojmë amanetin e tyre të ndërtimit të shtetit. Përkujtimi për martirët e dëshmorët, përulja për ta, kujtimi i veprave të tyre, do të jetë përherë minimal në krahasim me sakrificën të cilën ata kanë bërë që ne sot të jemi të lirë”, ka thënë Haziri./rajonipress/