Haziri: E kemi kthyer hartën dhe ngjyrën e LDK-së në Gjilan
Gjilan – Pas gjashtë viteve e kemi rikthyer ngjyrën dhe hartën LDK-së në Gjilan, e kemi rikthyer frymën rugoviane dhe me një angazhim edhe më të madh do të vazhdojmë që ta rrisim LDK-në tonë dhe të të gjithë qytetarëve tanë shprehet Lutf Haziri.
Pasi mori besimin në maksimum të delegateve të LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri po ndihet i relaksuar me besimin se LDK-ja jo vetëm në Gjian, por edhe në nivel vendi do të rritet e fuqizohet. Madje ai bëri edhe një premtim para delegatëve të Gjilanit, raporton rajonipress.
“Delegatët e Kuvendit të VIII-të të Degës së LDK-së në Gjilan më dhanë besimin e plotë për kryetar, të cilët i falënderoj shumë. Ky besim përkthehet me një punë edhe më të madhe nga ana ime drejt fitoreve edhe më plebishitare”.
Haziri ka thënë se pas gjashtë viteve e kemi rikthyer ngjyrën dhe hartën LDK-së në Gjilan, e kemi rikthyer frymën rugoviane dhe me një angazhim edhe më të madh do të vazhdojmë që ta rrisim LDK-në tonë dhe të të gjithë qytetarëve tanë./rajonipress/

