UBT

Haziri e Kastrati nënshkruajnë marrëveshjen për hapjen e shkollës së Muzikës në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur sot takimi I kryetarëve të Komunave të Regjionit, që ka rezoltuar në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetarit Qëndron Kastrati, e cila parasheh hapjen e shkollës së muzikës edhe në Kamenicë, që është degë e shkollës së Gjilanit.

Në këtë takim temë ka qenë edhe parandalimi i pandemisë globale Covid-19 dhe bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të situatës deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Në fjalën e tij, nikoqiri I këtij takimi, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se bashkëpunimi me kryetarët e regjionit të Gjilanit është i vazhdueshëm dhe gjithnjë në raport të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve.

“Diskutuam për menaxhimin e pandemisë dhe gjendjen në Komunën tonë sikur edhe gjendjen e përgjithshme në këtë regjion. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshjen me kryetarin Haziri për hapjen e Shkollës së Muzikës në Kamenicë, në bashkëpunim dhe mbështetje nga Komuna e Gjilanit. Në këtë kohë pandemie jemi së bashku duke e ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë në fjalën e tij Kastrati.

FIDANISHTJA

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, ka thënë se bashkëpunimi me komunat e regjionit është i vazhdueshëm, përkundër që janë territore të ndara dhe përgjegjësi të ndara, mirëpo në funksion dhe shërbim maksimal për qytetarët.

“Bashkëpunimi ynë në menaxhimin e pandemisë, pastaj bashkëpunimi në fushën e arsimit sikur marrëveshja e sotme, projektet e përbashkëta në infrastrukturë, zgjidhjen e problemeve lokale ekonomike, apo edhe Tregu i përbashkët në Komunën tonë, janë vetëm disa nga sektorët ku jemi duke bashkëpunuar mes vete. Komunat tona kanë probleme të njëjta, por të ndara në aspektin administrativ. Detyra parësore e të gjithë neve nga muaji mars është përballja me pandeminë dhe këtë do ta kalojmë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë”, tha Haziri.

Falënderues për bashkëpunimin kanë qenë edhe kryetarët e Komunave tjera, si ai i Ranillugut Vladica Artinoviq, i Novobërdës, Svetislav Ivanovic dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kllokoti dhe Parteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.