ARKATANA

Haziri e Kadriu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për efiçiencë të energjisë, kosto 428 mijë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, përkatësisht zëvendësministrin Rexhep Kadriu, për realizimin e projektit të ndërrimit të poçave elektrikë, në kuadër të efiçiencës së energjisë elektrike. Haziri e ka falënderuar zëvendësministrin Kadriu për mbështetjen në këtë dhe projekte tjera për Gjilanin.

“Jam i lumtur që sot në Gjilan është zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, ish-nënkryetari i Komunës dhe miku im, Rexhep Kadriu. Në marrëveshjen e sotme të mirëkuptimit, Gjilani përfiton nga programi i për efiçiencë të energjisë elektrike, për zonën urbane dhe rurale. Është një program i jashtëzakonshëm sepse ul kostot e shpenzimet dhe modernizon e standardizon infrastrukturën për ndriçim publik”, ka thënë Haziri, pas nënshkrimit të këtij memorandumi.

Ndërsa, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu, bëri të ditur se vlera e investimit të përbashkët e këtij projekti është 428 mijë euro.

UBT

“Projekti ka të bëjë me ndërrimin e poçave elektrikë në komunën e Gjilanit, në qytet dhe fshatra. Janë afro 3 mijë trupa ndriçues të cilët do të ndërrohen në këtë faze. Investimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është 308 mijë euro, ndërkaq nga Komuna e Gjilanit është 120 mijë euro”, ka thënë zëvendësministri Kadriu.

Ai ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i fundit për Gjilanit, duke shtuar se së shpejti do të ndërrohet gypi i ujësjellësit që vjen nga Përplepnica në drejtim të Gjilanit.

“Krejt këto projekte të mëdha që Qeverisë për Gjilanin janë meritë e kryetarit Haziri, sepse fal angazhimit të tij të madh gjatë këtyre viteve, ka bërë që investimet qendrore ta kenë prioritet Gjilanin”, tha Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.