Hidromorava

Haziri e Januzi takojnë përfaqësuesit e kompanisë austriake “Ostap”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë konsulente austriake “Ostap”, Christoph Gierlinger, M.M. Moskaljov dhe zonjën Altene Krasniqi.

Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të kompanisë “Ostap” ishte për të dhënë ndihmesën dhe për t’i përshpejtuar procedurat dhe projektet infrastrukturore, pasi Komuna e Gjilanit ka aplikuar në Ministrinë e Financave të Austrisë lidhur me programin Soft Loan Projekt Preporatory për kredi të butë.

Haziri tha me këtë rast se Komuna e Gjilanit ka aplikuar për ndihmesë në projektin e rregullimit të lumit “Stanishorka”, zëvëndësimin e kanalizimeve ekzistuese në Gjilan, kolektorin e kanalizimeve për pellgjet e Velekincës dhe Livoçit etj., e që të gjitha së bashku kapin vlerën e mbi 7 milionë eurosh.

Mobi Casa

Ndërsa, drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi tha se përveç këtyre projekteve, kjo drejtori është duke punuar me donatorët për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, që do të ishte një zgjidhje afatgjate.

Ndryshe, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave të Austrisë pati nënshkruar një marrëveshje gjatë vitit 2012 për mbështetje për kredi të butë dhe afatgjate në vlerë prej 20 milionë eurosh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.