FITORJA

Haziri e hapi fushatën e korrje – shirjeve në Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Është hapur sot zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit. Hapjen zyrtare e bëri kryetari Lutfi Haziri, i cili tha se ky vit beson të jetë i bereqetshëm dhe përcaktues për sofrën e qytetarëve.

“Sot dëshiroj t’i uroj të gjithë bujqit e Gjilanit për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve dhe besoj shumë që bereqeti që e ka falë Zoti, ky vit i bereqetshëm do të jetë determinues për sofrën dhe bollëkun që e kemi në sofër. Komuna do të ndërtoj politika të reja të subvencionimit. Fatkeqësisht, ne kemi trashëguar një buxhet jo të specifikuar drejt për këtë vit, por do të ndërtojmë një plan të ri mbi subvencionimin e prodhimit dhe punimit të tokës në veçanti dhe prodhimeve bujqësore, duke i favorizuar të gjithë ata që duan të punojnë”, tha kryetari Haziri.

“Vlerësimi ynë i parë është që toka në Gjilan po punohet në mënyrë masive, jemi nga Komunat e rralla që nuk kemi tokë të papunueshme, sidomos sektori privat është jashtëzakonisht i fuqishëm, por kanë nevojë të subvencionohen në farë, naftë, korrje-shirje dhe në këtë mënyrë do të stimulohet familja që merret me bujqësi, për të mos pasur shpenzime”, shtoi Haziri.

Uji Dea

Drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani është shprehur se sivjet pritet të ketë rendimente rekorde të grurit.

“Komisioni komunal për korrje-shirje, pas konstatimit se gruri është në pjekje teknike, sot zyrtarisht e bëmë hapjen e fushatës. Unë e falënderoj kryetarin Haziri për përkushtimin e tij të madh për sektorin e bujqësisë. Në Komunën e Gjilanit janë 2500 hektarë të mbjellur me grurë. Për fat të mirë kemi 65 autokombanja. Shpresojmë që për 10 ditët e ardhshme ta përfundojmë. Me një mobilizim të plotë po bashkëpunojmë me të gjitha palët e involvuara në fushatë, siç janë shërbimi i zjarrfikësve, autokombajnat, bujqit”, ka thënë Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.