Haziri e Hajrullahu diskutojnë për projektet zhvillimore të Gjilanit

Gjilan – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune këshilltarin politik të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Enver Hajrullahu, i cili është edhe asambleist i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Gjatë takimit është biseduar me disa projekte zhvillimore të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Në takim u tha se projekt me prioritet për Gjilanin është hapja e pikës doganore Kosovë- Maqedoni Veriore, në Stanqiç, rruga që kalon përmes Zhegrës dhe që lidhë Gjilanin me Kumanovën, derisa u konfirmua se së shpejti do të do të tenderohet rruga e vjetër e Kumanovës që e lidhë Zhegrën dhe Gjilanit.

Projekt tjetër me rëndësi që u diskutuar në takimin e kryerit Haziri dhe këshilltarit Hajrullahu, është Zona Ekomomike në Gjilan, që është mbështetje e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sikurse edhe mbështetja me mjete bujqësore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rruga që lidhë Stubllën me Zhegrën, gjegjësisht me rrugën e Kumanovës dhe projektin e kanalizimit dhe shtratit të lumit në Zhegër.

Përndryshe, Enver Hajrullahu njihet si njeriu që angazhohet shumë në nivel qendror për të sjellë projekte për Gjilanin./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).