ARKATANA

Haziri e Hajrizi diskutojnë për digjitalizimin e shkollave të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim rektorin e kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha.

Kryetari Haziri e ka falënderuar rektorin Hajrizi për vizitën, duke ofruar bashkëpunim të plotë në të mirë të zhvillimit të projekteve për Gjilanin.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në forcimin e platformës Smart City, për digjitalizimin e shkollave të Gjilanit, për projektet që kanë të bëjnë me Planin Zhvillimor Urban dhe projekte tjera të rëndësishme.

Uji Dea

Rektori Hajrizi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit, ndërkaq ka theksuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i akademisë me qytetet.

“UBT ka frymë proaktive”, tha ai./rajonipress/