ARKATANA

Haziri e drejtori i Arsimit në Bursa intensifikojnë bashkëpunimin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pritur sot në takim pune një delegacion të drejtorëve të shkollave në Bursa të Turqisë, në krye me drejtorin e Arsimit atje, Gürhan Çokgezer.

Haziri, pasi e falënderoi delegacionin turk për vizitën në Gjilan, tha se është rast i mirë që pas binjakëzimit të shkollave, të kalojmë në nivel të fëmijëve e nxënësve e studentëve në mënyrë që t’i marrin përvojat e arsimit në Republikën e Turqisë

“E falënderoj shumë drejtorin e Arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, për një përkushtim që shkollat e Gjilanit të binjakëzohen dhe të zhvillohen. Po ashtu, edhe drejtorët e shkollave tona i falënderoj për punën, angazhimin dhe organizimin, derisa drejtori Gagica ka qenë njëri prej njerëzve kryesor që ka ndikuar në këtë bashkëpunim. Tash e tutje do të kalojmë në nivel të fëmijëve e nxënësve e studentëve në mënyrë që t’i marrin përvojat e arsimit në Republikën e Turqisë”, tha Haziri pas takimit.

UBT

Drejtori i Arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe përfaqësuesit e arsimit në Gjilan, për pritjen jashtëzakonshme që i kanë bërë dhe ofrimin e bashkëpunimit.

“Është hera e pestë që po vijmë në Gjilan dhe së bashku jemi me tetë drejtorë të shkollave të binjakëzuara me tetë shkollat këtu. Dituria arrihet duke u shpërndarë dhe ne do t’i marrim përvojat dhe dituritë tuaja për t’i implementuar edhe në Turqi. Shpresoj në ditë më të mira për të dy shtetet’, ka deklaruar Çokgezer.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i shoqatës Kosova-Shkup, Rexhep Gunduz./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.