RCCOLA

Haziri e Damianovski vlerësojnë se Gjilani e Kumanova janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Kumanovës, Maksim Damianovski, pas marrëveshjes së binjakëzimit, kanë deklaruar se këto dy komuna janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar për 17 vite.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi kryetarin Damianovski për bashkëpunimin, tha se tha se në të ardhmen do t’i integrojnë edhe më shumë aktivitetet ekonomike, kulturore e arsimore.

“Bashkëpunimi ynë ndërkufitar ka kulmuar me hapjen e vendkalimit kufitar, për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Komunikimi i njerëzve, familjeve, ekonomisë dhe biznesit, është synimi ynë. Besojmë shumë që do ta kemi edhe mbështetjen e dy qeverive tona, Prishtinës dhe Shkupit. Besojmë shumë që mikro-regjioni europian, ku përfshihet Presheva, Bujanoci dhe 17 komunat tjera, do të zhvillohet shumë si shembull i mirë i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, tha Haziri.

Uji Dea

Kurse, kryetari i Kumanovës, Maksim Damianovski, pasi e falënderoi Hazirin për bashkëpunimin 17-vjeçar, tha se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë regjional.

“Jemi dy komuna në zonë kufitare, kemi aplikuar me një numër të madh të projekteve të përbashkëta, të cilat veçse jemi duke i implementuar. Pra bëhet fjalë për tri projekte të përbashkëta. Njëra nga nismat kryesore të të partneritetit dhe miqësisë sonë është hapja e vendkalimit kufitar që tashmë është bërë realitet”, tha Damianovski./rajonipress/