RCCOLA

Haziri: Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur virusin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve aktive në 94. Por, fatkeqësisht sot e kemi humbur edhe një bashkëqytetar nga ky virus. Ngushëllimet me të sinqerta familjes së tij. Ky duhet të jetë alarm për të gjithë ka shkruar Lutfi Haziri.

Uji Dea

“Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën” ka shkruar Lutfi Haziri./rajonipress/