UBT

Haziri: Drita me Superkupën, e ka bërë Gjilanin superqytet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pas triumfit në Superkupën e Kosovës në futboll, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të klubit të futbollit Drita, Feti Murseli.

“Drita me Superkupën e ka bërë Gjilanin superqytet. Sukseset e këtij klubi në garat vendore, duke u shpallur kampion, pastaj në garimin për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Europës në kuadër të UEFA e në fund me triumfin në Superkupën e Kosovës, na ka bërë krenarë të gjithëve. Uroj drejtorin Feti Murseli, pronarët, lojtarët, kryetrajnerin dhe Intelektualët për këtë madhështi që e sollën në Gjilan”, ka thënë Haziri, gjatë takimit.

United Hospital

Ndërsa, drejtori i klubit të futbollit Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kreun e Gjilanit për mbështetjen maksimale për ta, sidomos me ndarjen e tokës për ndërtimin e stadiumit ndihmës për nevoja të klubit, i cili do të realizohet me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndryshe, KF Drita ka shënuar triumf historik të hënën ndaj Prishtinës (2-1) duke fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës në stadiumin që e mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.