Eko Higjiena

Haziri drejtorëve: Plotësojini rekomandimet e auditorit të brendshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Haziri, ndër të tjera, ka kërkuar nga drejtorët komunal që t’i marrin parasysh të gjitha rekomandimet e auditorit të brendshëm, duke i plotësuar e përmirësuar gjetjet që janë të domosdoshme për të funksionuar sa më mirë të gjithë resorët e komunës.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e radhës së Bordit të Drejtorëve dhe të zyrave të tij, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Kadriu, e në të cilën janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

Në këtë takim, i është kushtuar një rëndësi e veçantë projekteve të komunës së Gjilanit në lidhje me infrastrukturën në qytet e fshatra, pastaj për arsimin, shëndetësinë e resorët tjerë, të cilat do t’ia bëjnë jetën më të mirë qytetarëve të Gjilanit, ku kryetari Lutfi Haziri pohoi se në këtë vit do të bëhen punë edhe më të mëdha për qytetarët tanë, për t’ju mundësuar jetë të dinjitetshme.

Poashtu, në këtë takim theks i veçantë i është projekteve të komuniteteve, siç bie fjala për përfundimin e rrugës në fshatin Shillovë, pastaj ndërtimin e shkollës në Ponesh etj.

Uji Dea

Gjithashtu, kryetari Haziri është shprehur se është e domosdoshme të punohet në organogramin dhe katalogimin e ri për shërbimin civil që ka ardhur nga Ministria e Administratës, në mënyrë që t’i përmbahen në përpikëri për të funksionuar sa më mirë në të gjitha pozitat komunale.

Haziri, ndër të tjera, ka kërkuar nga drejtorët komunal që t’i marrin parasysh të gjitha rekomandimet e auditorit të brendshëm, duke i plotësuar e përmirësuar gjetjet që janë të domosdoshme për të funksionuar sa më mirë të gjithë resorët e komunës.

Të gjithë drejtorët komunal dhe përgjegjësit e zyrave kanë konfirmuar zotimin se do t’i implementojnë punët e tyre të dala nga Bordi, për të qenë sa më funksional Komuna në të gjithë resorët e rëndësishëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.