GRANDEMALL

Haziri: Dobërçani, Pogragja, Zhegra e Lladova, shembull i pastërtisë dhe i mirëmbajtjes së hapësirave publike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë fshatrat, Pogragjë dhe Dobërçan, Zhegër e Lladovë, për organizimin e jashtëzakonshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke qenë shembull për nivelin e lartë të pastërtisë.

“Duhet përshëndetur dhe falënderuar jashtëzakonisht shumë banorët e këtyre fshatrave për organizimin e mirë për interesin e përgjithshëm. Në aspektin e pastërtisë që nga trotuaret, rrugët, lumenjtë, varrezat etj., këto fshatra kanë një përkushtim të veçantë dhe janë model i funksionimit. Do të mbështesim gjithnjë aktivitetet e kësaj natyre. Qytetaria e këtyre vendbanimeve ka një disiplinë të lartë dhe është e vendosur në ruajtjen e ambientit dhe gjelbërimin e tij”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Haziri, gjithashtu, ka falënderuar mërgatën që është gjithmonë mbështetëse e iniciativave për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe investimin në forma të ndryshme nëpër fshatrat e tyre, duke punësuar banorët dhe financuar nga shoqata “17 Shkurti” (Dobërçan), “Pogragja”, “Zhegra” dhe “2 Prilli” (Lladovë).

Ndërsa, kryetarët e këshillave, Pogragjë – Qamil Rexhepi, Dobërçan – Melush Guda, Zhegër – Shemsedin Elezi dhe Lladovë – Florim Ajeti, kanë theksuar se gjithmonë për ta është ditë e shënuar për pastërtinë dhe ruajtjen e ambientit, duke konfirmuar se gjithçka po punohet sipas një plani dhe dinamike të caktuar gjatë tërë vitit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.