Eko Higjiena

Haziri: Do t’i heqim njëherë e përgjithmonë lloçin dhe vadat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtorët komunal, ka vizituar sot disa rrugë dytësorë në lagjen e VIII-të për të parë mundësinë e rregullimit të tyre.

Me këtë rast, Haziri u shpjegoi banorëve për investimet që po bënë në lagje të qytetit dhe fshatra të Komunës së Gjilanit, duke iu thënë se së shpejti edhe këto rrugë do të rregullohen në lagjen e VIII-të, për t’iu mundësuar atyre që të jetojnë në mënyrë të dinjitetshme.

Kreu i Komunës së Gjilanit ka thënë se me urgjencë do të rregullohen rrugët që çojnë te shkolla fillore në këtë lagje, për të vazhduar më pas me investimet tjera.

Hidromorava

Kryetari Haziri pohoi se katërshja e madhe e prioriteteve infrastrukturore do të realizohet në përpikëri, duke i hequr njëherë e përgjithmonë lloçin dhe vadat.

“Objektivi ynë kryesor yni është që t’i heqim njëherë e përgjithmonë lloçin dhe vadat në Komunën e Gjilanit. Në disa pjesë të qytetit dhe në fshatra tashmë i kemi eliminuar këto probleme dhe deri në fund të këtij mandati investimet në këtë fushë do të jenë në çdo cep të qytetit dhe fshatrave. Shumë shpejt do të intervenojmë edhe në lagjen e VIII-të për t’i asfaltuar rrugët me të gjitha elementet përcjellëse”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.