GRANDEMALL

Haziri: Do të shkoj në punë me biçikletë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në kuadër të aktiviteteve të shumta ditore, sot ka vizituar kompanitë “Integj” dhe “Albimi”, duke thënë se ky është kujdes i shtuar i Komunës për t’u dalë në ndihmë bizneseve gjilanase.

Haziri, i cili shoqërohej nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi dhe shefi i Kabinetit Abër Ismajli, ka përgëzuar këto biznese të Gjilanit për suksesin e treguar duke transportuar jashtë vendit 60 për qind të prodhimeve – veçanërisht biçikletave.

“E falënderoj z. Krivaqa për pritjen. Pas nëntë muajve të qeverisjes, jemi rikthyer për të vizituar këto biznese edhe para zgjedhjeve. Është njëri prej bizneseve të suksesshme të Gjilanit edhe në përpunimin edhe në prodhimin dhe duke e ditur që 60 për qind e prodhimit eksportohet jashtë vendit, kjo është mburrje për neve. Duhet ta dijë Kosova që në Gjilan prodhohen biçikleta që mund të t’i shfrytëzojnë. Ne do t’i rrimë afër bizneseve do të t’ju ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona komunale. Heronjtë e sotëm janë këta që krijojnë vende të reja pune”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit ka thënë se tashmë ka nisur rregullimi i stazave për biçikleta, ndërsa pohoi ka në plan që të qes në ankand veturat e Komunës, për blerë biçikleta dhe për të shfrytëzuar për nevojat e Komunës.

ARKATANA

“Kemi hyrë në program të përbashkët për të ndërtuar parkingje për biçikleta për të inkurajuar njerëzit që t’i përdorin për qarkullim. Tash e tutje do t’i qesim në ankand veturat dhe të marrim biçikleta për shërbime tona brenda Komunës. Janë ekologjike, pa shpenzime dhe personalisht do të shfrytëzoj biçikletën që të shkojë në punë dhe të kryej punët e ditës. I kemi bërë shtegjet, por policia ka ende punë për të bërë në mënyrë që t’i liroj shtegjet nga parkingjet ilegale dhe përfundimisht do të hyjmë në bashkëfinancim për parkingje të biçikletave dhe rregullimin e trotuareve në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, ka deklaruar se çdo javë do të vizitohet nga një biznes, për t’ju ofruar ndihmën e plotë në funksionimin sa më të suksesshëm të tyre.

Nga ana e tij, drejtori i kompanive “Integj” dhe Albimi” Ibrahim Krivaqa, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke thënë se kjo është shenjë e mirë që po vizitohen dhe po u ofrohen ndihmë edhe jashtë fushatave elektorale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.