RCCOLA

Haziri: Do të kujdesem që personat me sindromën “Down” të mos diskriminohen

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot drejtorin e shoqatës “Down Sindrome Kosova”, Driton Bajraktari, ku u njoftua me aktivitetet e kësaj shoqate në Komunën e Gjilanit.

Zotëri Bajraktari ka kërkuar mbështetje nga kryetari Haziri për dhënien e hapësirës për themelimin e qendrës së kësaj shoqate në Komunën e Gjilanit, meqë akoma nuk e ekziston.

Hidromorava

“Qeveria e kaluara nuk na ka përkrahur neve si shoqatë. Kërkojmë nga ju z. kryetar që të na jepet hapësirë për themelimin e qendrës së personave me sindromën Down. Qëllimi është që të mobilizohen prindërit, dhe të shkëmbejnë informata për edukimin e hershëm të fëmijëve me sindromën Down. Shpresojmë në ndihmën tuaj kryetar”, ka thënë me këtë rast drejtori i shoqatës “Doën Syndrome Kosova”, Driton Bajraktari.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar z. Bajraktari për vizitën, ka konfirmuar ndihmën që ai do t’ia jap kësaj shoqate me të gjitha kapacitetet e tij si kryetar komune.
“Unë jam kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Është detyrë e kryetarit që t’ju shërbej të gjitha kategorive të qytetarëve. E di që kategoria e personave me sindromën Down është pa përkujdesje, por do ta ndihmojmë shoqatën “Down Sindrome Kosova”, për t’ju dalë në ndihmë personave me sindromën Down. Do të kujdesem që këta persona të mos diskriminohen nga shoqëria”, është shprehur me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/