Haziri: Do të ketë tretman serioz për studentët

Gjilan – Lutfi Haziri tha se në mandatin qeverisës do të ketë tretman serioz për studentët, të cilët janë e ardhmja e shoqërisë, do të ketë bursa dinjitoze, stimulim të veçantë për studentët e ekselencës e shumë lehtësime të tjera.
Struktura të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Gjilanit, kanë vizituar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’i uruar për zgjedhjen në krye të Gjilanit.
Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve , duke i siguruar bashkëpunim në lehtësimin e veprimtarisë së studentëve.
Haziri theksoi poashtu se në mandatin qeverisës do të ketë tretman serioz për studentët, të cilët janë e ardhmja e shoqërisë, do të ketë bursa dinjitoze, stimulim të veçantë për studentët e ekselencës e shumë lehtësime të tjera./rajonipress/