Fundamenti

Haziri: Do të ketë subvencione të mëdha për bujqit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ka nisur sot trajnimi i programit për bujqësi, organizuar nga Qendra Regjionale për Marketing – Lindje, e që përkrahet edhe nga Komisioni Europian.

Përkrahje këtij trajnimi i ka dhënë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se do të ketë partneritet të plotë mes komunës dhe kësaj Qendre në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

“Do të ketë partneritet të plotë mes komunës dhe kësaj Qendre. Për çdo punë duhet të mbahet trajnim, edhe ky trajnim do të jetë shumë i mirë për ju, për ta mbërri qëllimin, për t’i dhënë dinamikë bujqësisë. Nga tre Task Forcat që kam formuar, njëra është për bujqësinë dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë bujqit”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

Haziri tha se sektori i bujqësisë është prioriteti kryesor në qeverisjen e Gjilanit, duke stimuluar bujqit me subvencione të mëdha.

“Bujqësia është prioriteti kryesor dhe në këtë mënyrë do të stimulojmë punimin e tokës. Nuk do të ketë vetëm najllon si në të kaluarën, por në këtë rast po flasim për subvencione të mëdha. Duke e subvencionuar farën e deri te korrje-shirjet, ne do të forcojmë familjen. Unë ju siguroj që do të jem afër bujqve për t’i ndihmuar. Ky trajtim është shumë përfitues për ju, do të shihni se si funksionon konkurrenca”, ka pohuar kryetari Haziri para qindra bujqve në Gjilan.

Kryetari Haziri theksoi se do ta rikthej traditën e panaireve të bujqësisë në Gjilan, ndërsa panairi i parë do të mbahet më 2 korrik. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.